“Është kalbur piramida”/ Spaho: Policia po përdoret nga trafikantët, afati 100 ditor për ndryshim nuk funksionon
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, deputeti i zgjedhur I Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, për kthimin e rendit.
Sipas tij, ultimatumet që dha sot Rama nuk jepen për përmirësimin e gjendjes, por sipas tij për t’u hedhur hi syve të qytetarëve.
Më tej shton se edhe gjendja e policisë nuk mund të rregullohet brenda 100 ditëve, pasi në krye të saj qëndrojnë ata që bashkëpunojnë me klanet e drogës.
"Është një këngë e vjetër që e kemi dëgjuar gjatë këtyre 8 viteve, reformat e shumta që duhet të realizoheshin me kohë. Ç’të mbjellësh do korrësh, po vure në krye të policisë ata që bashkëpunojnë me klanet e drogës, me trafikantët sigurisht që do të jesh në këtë gjendje. Por edhe këto që bëhen edhe ultimatumet që jepen nuk jepen me synim për përmirësimin e gjendjes, por për të gënjyer qytetarët, me u hedh hy syve se po bëhet diçka për të përmirësur rendin.
Ka dashur që në 2016 të mbillnin drogë, me ndërhyrjen dhe mbështetjen e forcave të rendit e përdorën policinë, si transportuese , si roje, si të gjitha format e funksioneve që dëshironin trafikantët që policia të bënte. Pra nga kjo lloj policie, ti vërë sa të duash afate 100 ditë, 1000 ditë, nuk zgjidh dot gjë, sepse është kalbur piramida që zgjidh këtë gjë, nga ata civilët që kryejnë mbikëqyrjen politike, deri te drejtuesit direkt të policisë. Çfarë do presësh nga Ardi Veliu se do të reformojë këtë polici nëse jemi te gjendja që policisë o jepet ultimatum të ndryshuar gjendjen."
Më tej ai shton se i pari që duhet të ik është drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu, teksa shton se ky është krahu i djathtë i Edi Ramës.
"I pari që duhet të ikë është drejtori i policisë, por ai nuk ikën se është krahu i djathtë i Edi Ramës, se e ka përdorur për manipulimin e zgjedhjeve. Është përdorur policia në bashkëpunim me krimin e organizuar, prandaj ai nuk e prek dot. I pari që është përgjegjës, pas 8 viteve që ka qeverisur kur na ekspozon një gjendje të tillë, duhet t’i kërkoj llogari vetes, jot e policët e thjesht, të shikojë kupolën e krimit që e ka instaluar në polici. Krimi në Shqipëri është i instaluar në policinë e shtetit. Duhet të largohet Edi Rama që e ka krijuar këtë gjendje."
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.


