Makina përplas motorin në aksin rrugor Fier-Seman, lëndohet drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 20:16
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Fier - Seman. Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se një motor është përplasur me një mjet tip “Benz”.
Si pasojë ,drejtuesi i motoçikleteës, ka marrë plagë të lehta, ndërkohë që është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Sakaq në vendngjarje ka arritur policia e cila po zbardh shkaqet e ngjarjes.
