Lezhë/Era e rëndë alarmoi banorët e pallatit, 50-vjeçari gjendet i dekompozuar në banesë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 8 Korrik 2021, 21:29
Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në një apartament në lagjen "Skenderbeg" të Lezhës. Viktima është Kujtim Trushi.
Ai jetonte i vetëm dhe trupi ishte dekompozuar. Kanë qenë banorët që kanë ndjerë aromën e rëndë dhe më më pas kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

