Lëvizte me biçikletë me 32 kg kokainë me vete, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rimini të Italisë, pas një kontrolli rutinë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptari po udhëtonte me biçikletë, ndërkohë që kishte me vete edhe 30 kilogramë drogë me vete.

Shqiptari menjëherë sapo i tregoi mjetin e identifikimit policisë, u largua me shpejtësi, për t’i shpëtuar policisë, duke hedhur rrugës 32 kg kokainë.

Por megjithatë nuk i ka shpëtuar policisë, pasi kjo e fundit e arrestoi pas disa metrash, ndërkohë që droga që u gjet në tokë u sekuestrua.