Konflikt për motive të dobëta, procedohen penalisht dy persona në Sarandë

Policia e Sarandës, ka proceduar penalisht dy persona, pasi mbrëmjen e djeshme, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë.”- njofton policia. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.