Plagoset i riu në Kurbin, me fraktura të shumta shtrohet te Trauma
Një 25-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit. I riu i identifikuar si Lleji Lika ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
"Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë" njofton policia.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

