Bënin namin në Sarandë, goditet banda e grabitësve nga Kosova, Ora News siguron videon

Policia ka bërë të mundur goditjen e një bande grabitësish që vepronte në zonën e Sarandës.

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar jane Vangjel Pell dhe shtetasi Hilë Memehaj nga Gjakova.

Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetasit Getoar Mulliqaj dhe shtetasi Nderim Ndrecaj, edhe këta shtetas të Kosovës.

Ora News ka siguruar videon e një prej episodeve, ku dy grabitësit me kapele, maska dhe doreza i afrohen objektivit.

Ata pikasin kameran e sigurisë të cilën e thyejnë me një shkop.