Video/ Ligji më i rëndësishëm që keni votuar? Deputetja e ''kërpëratave”: Ç’ju duhet juve?

Kjo është dita e fundit në Kuvend si deputetë për shumtë përfaqësues të futur pas djegies së mandateve nga opozita jashtëparlamentare.

Mes tyre është edhe Majlinda Halilajn, deputetja e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për “kërpëratat” (korporatat), me gafa dhe gabime.

Në një prononcim për gazetarët sot jashtë ambienteve të Kuvendit ajo shprehet se do të mbahet mend se ka punuar shumë.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në kuvend i është përgjigjur me arrogancë “ç’ju duhet juve'.

Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Jo nuk më vjen keq.

E keni përmbushur misionin tuaj?

E kemi përmbushur.

Për çfarë do mbaheni mend?

Besoj se kam punuar shumë

Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Ç’ju duhet juve?