Kas rrëzon PD, Qerim Ismailaj do vazhdojë të jetë kryebashkiak i Mallakastrës
KAS rrëzoi Partinë Demorkatike duke lënë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për kryebashkiakun e Mallkastrës, edhe pse ai nuk ka deklaruar dënimin e tij me 3 vite në Greqi. Partia Demokratike e cilësoi skandal dhe shkelje të ligjit, ndërsa betejën do ta vazhdojë në Gjykatë Administrative.
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për vendimin e KQZ-së, që nuk i hoqi mandatin kryebashkiakut të mallkastrës Qerim Ismailiaj, edhe pse nuk kishte deklaruar denimin me 3 vite Burg në Greqi.
Me shumicë votash, Komisioni vendosi rrezimin e kërkesave ankimore dhe lënien në fuqi të vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Partia Demokratike tha se KAS pasi ka shkelur haptazi kodin zgjedhor, sot ka shkelur hapur ligjin e dekriminalizmit, duke marrë në mbrojtje Kryebashkiakun e Mallakastrës edhe pse rezulton me rekorde kriminale.
Vendimin e kas, Partia Demokratike do ta ankimojë në Gjykatën Administrative, e cila çështje të tilla ka shqyrtuar edhe në të shkuarën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për mosdeklraim të dënimeve në formular vite më parë i hoqi mandatin Aqif Rakipit, Gledion Rehovicës dhe Dashamir Tahirit. Ata u ankuan në gjykatë, por gjykata i dha të drejtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.