Kultivues kanabis gjatë “arrestit”, shijaksi kthen banesën në “shtëpi bari”, krutani fidanishte në oborr
Një 38 vjeçar nga Shijaku e kishte shndërruar në shtëpi bari, banesën ku Gjykata e kishte lënë në arrest për kultivim të bimëve narkotike.
Isuf Koçi e kishte shfrytëzuar këtë masë të lehtë sigurie për të vijuar veprimtarinë tashmë në ambiente të mbyllura sipas shembullit “londinez’ .
Ai kishte marrë në shtëpi llampa dhe pajisje të tjera dhe kishte nisur kultivimin e kanabis sativës.
Policia thotë se mori informacion në rrugë operative se 38 vjeçari e kishte kthyer shtëpinë në serë bimësh narkotike ndaj mësyri aty për kontroll.
Vec pajisjeve, në banesën e Isuf Koçit në fshatin Hardhishtë, u gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, por blutë nuk e bënë të ditur numrin e bimëve të kultivuara.
Edhe një 47 vjeçar nga Fushë Kruja po e kalonte duke kultivuar bimë narkotike masën e sigurisë “arrest shtëpie: për të njëjtën akuzë.
