Humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, fqinjët e 24 vjeçares: Nuk kishin konflikte

Një ngjarje  e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, 6 korrik në Durrës ku Anisa Gjini 24 vjeç ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga ballkoni i banesës.

Policia ndërkaq ka bërë arrestimin e bashkëshortit Alfred Gjini, 31 vjeç, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora News ka arritur të flasë me fqinjët e çiftit të cilët shprehen se nuk kanë pasur konflikte.

"Nuk di gjë. Kanë qenë njerëz të mirë. Unë isha në shtëpi kur na erdhi lajmi dje kishte mbaruar çdo gjë. Kanë shkuar shumë mirë. Kanë një fëmijë dhe punonin të dy," thotë fqinja.

Fqinja thotë se 24-vjeçarja punonte në një fabrikë këpucësh dhe me origjinë janë nga Durrësi.

"Dolëm, atë e mori burri në makinë për ta çuar në spital. Kanë një çun të vogël. Nuk e dimë nëse kanë pasur konflikte. Kam qenë në nëj dasmë bashkë më ata i kam parë shumë mirë. Gruaja punonte në një fabrikë këpucësh. Me origjinë janë nga Gramshi," thotë fqinja.

Motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.