Yuri Kim rikujton urdhrin e Biden për Ballkanin Perëndimor: Nxis prokurorinë që të luftojë korrupsionin!

Për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, por te puna e përbashkët dhe bashkëpunimi i institucioneve.

Yuri Kim tha se ngritja e institucioneve të drejtësisë ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit.

Yuri Kim: Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Ju e dini, që ndjekja penale në luftën kundër krimit, nuk varet nga puna e vetëm një institucioni, fokusi ynë është punë e përbashkët dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve. Veprimet që kemi dëshmuar në javët, madje në vitin e fundit, që kur institucionet janë ngritur, kanë filluar që të krijojnë besimin e publikut. Në fakt, ngritja e këtyre institucioneve ka qenë një hap themelor i reformës në Drejtësi, sistemi është funksional, por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit, apo mungesës së publikut.

Ambasadorja kujtoi edhe urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se prokuroria duhet të nxitet që të luftojë korrupsionin.

Yuri Kim: Muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, jo vetëm të SHBA, por edhe të aleatëve, prandaj zgjeroi urdhrin e tij. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme, dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të gjerë të këtyre personave në Ballkanin perëndimor, duhet të nxisë prokurorinë që të luftojë korrupsionin. Ulja e numrit të prokurorëve për shkak të Vetting, thekson nevojën e përshtatjes së vazhdueshme, ju nxis që të punoni së bashku për të gjetur mënyra më të mira për t'i trajtuar ato, SHBA do ju mbështesë për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt.

Kim i bëri këto deklarata në një tryezë të përbashkët për sistemin e drejtësisë ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kryeprokurori Olsian Çela, kreu i KLP Gent Ibrahimi.