Ambasada britanike: Të garantohet profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur
Edhe Ambasada Britanike i është shtuar thirrjes së partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese.
Ambasada shprehet se një autoritetet rregullatore të medieve kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së medieve, prandaj procedurat e zgjedhjes së tyre duhet të jenë transparente.
''Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Medieve Audiovizive (AMA). Autoritetet rregullatore të medieve kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së medieve.
Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike. Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.''
Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka pasur reagim edhe nga misioni i OSBE-së dhe BE-së në vendin tonë që kanë kërkuar shtyrjen e këtyre zgjedhjeve për AMA-n në fillimin e Kuvendit të ri në shtator.

