Shfaqet në Fier gripi i shpendëve, asgjësohen 120 krerë, kontrolle në ferma e pulari
Gripi i shpendëve është konfirmuar zyrtarisht edhe në Fier.
Rreth 120 shpendë të prekur nga ky virus janë asgjësuar në fshatin Adë në Frakull.
Në këtë fshat, shpendët e prekur besohet se kanë qenë vetëm në një vatër.
Kjo sipas ekspertëve vërtetohet nga fakti se në total janë kryer rreth 80 analiza.
Më herët, në fermë kishin ngordhur rreth 30 shpendë ndërsa pas asgjësimit të pjesës tjetër, është bërë groposja dhe dezinfektimi i ambientit.
''Gjithsej kemi çuar 82 mostra në institutin e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë. Të gjitha analizat kanë dalë negativ. Në rastin në fjalë janë eliminuar dhe janë futur në thasë plastikë, si dhe morëm skrepin e kemi varrosur në grepë shpendët."
Në Shqipëri, gripi shpendëve është konfirmuar në disa vatra, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka ndaluar përkohësisht importin.
Gjithashtu nuk lejohet as tregtimi i shpendëve në ambiente të hapura.

