BE kërkoi shtyrjen e zgjedhjes së kryetarit të AMA, OSBE: Duhet proces transparent
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri deklaron se ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ndërkohë që Kuvendi pritet të votojë sot kreun e AMA, OSBE thekson se kanë qenë në kontakt me aktorët përkatës, ndërsa nënvizon nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias.
"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Po ashtu, ne kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës, duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm,” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka bërë thirrje ligjvënësve ta shtyjnë këtë procedurë bashkë me emërimin e anëtarëve të bordit të këtij autoriteti në muajin shtator.
The OSCE Presence in Albania has followed the process for the selection of new chair and members of the Audiovisual Media Authority (AMA). We have also been in contact with relevant actors emphasizing the need for an independent media regulatory body. 1/2
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) July 7, 2021
