Dyshohen 2 raste e para me variantin ''DELTA'', ISHP: Nuk kemi sinjale për prezencën e tij në vendin tonë
Dyshohen 2 raste e para të tipit ''DELTA'' Covid19 në Qarkun e Gjirokastrës.
Burime për Ora News bëjnë të ditur se një studente e ardhur nga jashtë shtetit një dite me parë nga fshati "Asim Zeneli", ka shfaqur komplikacione dhe simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të virusit Corona.
Ndërsa rasti i dyte është shënuar në Përmet te një person 45 vjeç i ardhur edhe ky nga jashtë Shqipërisë.
Të dyja rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Ndërkohë, për rastet e rastet e dyshuara si me variantin e ri ''Delta'' të Covid-19, ministria e Drejtësisë sqaron se deri tani në ISHP nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar.
Sipas ISHP-së, varianti i ri i koronavirusit verifikohet vetëm në ISHP dhe konfirmimi përfundimtar bëhet në laboratorët e huaj.
''Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.''
