Fushata zgjedhore, gjobitet kryebashkiaku i Tiranës Veliaj
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të duhet të paguajë 75 mijë lekë për shkeljet në ligjin zgjedhor gjatë fushatës së votimeve për 25 prillit.
Ka qenë Gjykata Administrative që ka dhënë vendimin përfundimtar kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga procesi.
Opozita akuzoi në KQZ kryetarin e bashkisë së Tiranës për promovimin e aktiviteteve të ndaluara në media në favor të Partisë Socialiste.
Madje opozita ngriti pretendime se kryebashkiaku nuk publikonte brenda afatit aktivitetet që do të realizonte.
Në atë kohë komisioni i cilësoi të drejta pretendimet duke miratuar gjobën në vlerë 75 mijë lekë. Pas kësaj ka qenë kryebashkiaku që ankimoi vendimin në KAS, ku dhe u vlerësua se nuk ishte kryebashkiaku që duhej të bënte njoftimin e aktiviteteve, ndaj dhe e shfuqizoi ndëshkimin
Procedura është ndjekur në rrugë ligjore duke kërkuar zbatimin e ligjit në Gjykatën Administrative, trupa e së cilës ka vulosur sanksionimin me 75 mijë lekë për shkeljet në fushatë.
opozita ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës dhe për masakër në zgjedhjet e 25 prillit por edhe për punësimet në fushatën elektoralë. Në këto votime në kryeqytet PS mori 18 mandate, PD dhe LSI 17 mandate dhe PSD 1 mandat.
