Kultivim narkotikësh dhe zjarrëvenie e qëllimshme, dy të arrestuar në Fier dhe Lushnje

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bujar Shkrela, 46 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa," informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ndërkohë në Lushnjë është arrestuar shtetasi Gentian Saranjezi, 42 vjeç banues në Lushnjë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë pasdites së djeshme, 6 korrik në vendin e quajtur “Kodrat e Vainit”, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur edhe 500 rrënjë ullinj të mbjellë në rreth 10 ha sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve S. K., B. R. dhe E. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".