Digjet lokali në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2021, 09:32
Një lokal në Vlorë është shkrumbuar rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
Në njoftimin e policisë thuhet se lokali është në pronësi të shtetasit K. Sh.
Gazetari i Ora News, Edi Ruçi bën me dije se nga zjarri lokali është djegur plotësisht.
Dyshohet se lokalit i është vendosur flaka qëllimisht gjatë natës.

