U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Një 24 vjeçare u hodh  u mbrëmjen e së martës, 6 korrik nga ballkoni i apartamentit tre katësh në  Durrës.

E reja nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, dhe humbi jetën tragjikisht.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një zënkë mes Anisës dhe bashkëshortit të saj Alfred Gjini vjeç, me të cilin ka edhe një fëmijë të mitur.

Gjini punonte në një fasoneri në Shkozet të Durrësit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet të cilat mund të kenë çuar në konfliktin mes çiftit ndërsa 31 vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë.

Menjëherë pas hedhjes nga kati i tretë i banesës, ka qenë bashkëshorti i Anisës që e ka çuar atë në spital, por ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Fqinjët e çiftit kanë thënë se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre, por ata kanë vërejtur që të dy shkonin shumë mirë mes tyre.

"Nuk e dimë nëse kanë pasur konflikte. Kam qenë në një dasmë bashkë më ata i kam parë shumë mirë. Gruaja punonte në një fabrikë këpucësh. Me origjinë janë nga Gramshi," thotë fqinja.

Nga ana tjetër policia nuk ka dhënë detaje për akuzën paraprake për bashkëshortin e viktimës i cili është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.