Vendosi 140 shezlongë pa leje në plazhin e Zvërnecit, procedohet 50-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht shtetasin Sotir Tafili, në vijim të fazës së dytë të operacionit "Bregdeti ynë".

Gjatë kontrollit  të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë u konstatua se 50-vjeçari, banues në Vlorë kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.