Rrëzimi i aeroplanit në Rusi, dyshohet për gabim njerëzor
Aeroplani i cili u zhduk sot në mëngjes u gjet i rrëzuar në det nga ku gjetën vdekjen 28 persona, në afërsi të gadishullit Kamchatka në lindje të Rusisë ndërsa po përgatitej të ulej, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Aeroplani ishte nisur nga kryeqyteti rajonal Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana, një fshat në Kamchatka veriore.
Në bord ndodheshin 22 pasagjerë dhe 6 ekuipazh, raporton Reuters.
Agjencia ruse e lajmeve TASS , duke cituar shërbimet e urgjencës, tha se sipas raporteve fillestare, shkaku i rrëzimit ishte gabimi i ekuipazhit, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, për shkak të cilave ekuipazhi nuk kishte fushëpamje të qartë të rrugës ajrore.
Aeroplani u rrëzua në një zonë shkëmbore, dhe rrënojat e saj u shpërndanë në detin e Okhotsk, 4 km nga qyteti i Palana.
NEW - First video from the crash site of the AN-26 aircraft that has gone missing in Russia's Kamchatka. 28 souls on board, none survived.pic.twitter.com/05aOSGv3Tj
— Disclose.tv ???? (@disclosetv) July 6, 2021

