Krimi godet në Krujë, burri ther me thikë gruan në makinë dhe tenton vetëvrasjen
Një 45-vjeçare u vra këtë të hënë nga bashkëshorti, duke u bërë e pesta grua viktimë e dhunës në familje në 6 muajt e parë të vitit. Klarita Ismalaja u qëllua me thikë në makinën me të cilën po udhëtonin nga burri Artan Ismalaja, i cili më pas tentoi vetëvrasjen. Krimi në familje u shënua në Krujë, ndërsa motivet e mbeten të panjohura.
Një tjetër grua u vra nga burri në Shqipëri. Viktimë mbeti, Klarita Ismalaja, 45-vjeçe, ndërsa autori është bashkëshorti Artan Ismalaja.
Krimi në familje këtë herë u shënua në Krujë.
Ngjarja e rëndë u shënua brenda rrethimit të kësaj fabrike në zonën e Bubqit.
Çifti me origjinë nga Kruja por me banim në Tiranë ishin duke lëvizur vetëm me makinën e tyre tip "Ford".
Për rrethana e motive ende të panjohura, 51-vjeçari ka hyrë me mjetin e tij brenda oborrit të fabrikës.
Brenda në makinë ka vrarë me thikë bashkëshorten.
Pas krimit, sipas policisë Artan Ismalaja ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke qëlluar veten disa here me thikë.
Ai ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Ishin punëtorët e fabrikës që dhanë alarmin dhe informuan policinë e Krujës që nga ana tjetër thotë se po punon për të zbuluar motivin që i kushtoi jetën një tjetër gruaje.
Bashkëshortët Ismalaja mësohet se kanë dy fëmijë të rritur, ndërsa kryefamiljari me profesion kameraman mësohet se ka një dyqan në Tiranë.
Klarita Ismalaja u bë gruaja e pestë e vrarë nga bashkëshorti përgjatë vitit 2021, ndërsa ngjarja e shënuar në Krujë është rasti i katërt kur burri vetëvritet ose tenton vetëvrasjen pas krimit.

Më 17 mars 29-vjeçari, Demokrat Medinaj, vrau me thikë bashkëshorten 28-vjeçare, Irvana Medinaj (Hyka) 6 muajshe shtatzanë dhe më pas u vetëvra.
Më 10 prill, 48 vjeçari Bilbil Shirja vrau dhe dogji në makinë gruan 45- vjeçare Fëllënxën, dhe më pas u vetëvar në një pemë.
Dy gra janë vrarë nga bashkëshortët në dy muajt e parë të vitit në qarkun Elbasan.
Më 6 maj, Koço Buzo, ekzekutoi në derë të gjykatës bashkëshorten Liljanën pasi kishte kërkuar divorcin për shkak të dhunës në familje.
Një muaj e një ditë më vonë, Qemal Bici, 56 vjeç, vrau me sëpatë bashkëshorten Lumturien, 53-vjeçare në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.
