Shpërthimi në hotelin në Velipojë, kreu i Zjarrfikëses Shkodër: Rrjedhjet e gazit s’kuptohen në ambiente të mbyllura
Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm, 4 korrik në një hotel në Velipojë, ku pati një shpërthim gazi.
Për pasojë nga rrjedhja dhe më pas shpërthimi i gazit u lënduan 4 anëtarë të një familje, nëna me 3 fëmijët e saj.
Sipas Dibrës, informacioni për ngjarjen në fjalë është marrë rreth orës 6:50, ndërsa shtoi se nëna ka dashur që të bëjë një kafe. Ai shtoi se rrjedhjet e gazit nuk kuptohen kur janë në mjedise të mbyllura.
Gjithashtu bëri apel për bombolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gaz.
"Informacioni është marre rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti në Velipojë.
Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur që të bëjë një kafe dhe eksploduar. Kur është në mjedis të mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje.
Pavarësisht apeleve qe kam bere ato bombola janë jashtëzakonisht të rrezikshme sidomos në Velipojë që qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe më pas krijojnë rrjedhje.
Bombolat e kampingut janë gangrena me e madhe qe kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut qe i shohim duke u furnizuar në karburante është rreptësisht e ndaluar."
