Kabllot si "rrjetë merimangash", mbeten të pasistemuara linjat e korrentit
Gërshetimi i kabujve të korrentit, internetit dhe telefonit i ka dhënë disa pjesëve të Tiranës një pamje që i përngjan një rrjete gjigande merimange.
Me ketë panoramë mbytëse, aspak estetike dhe herë-herë edhe të rrezikshme, përballen banorët e pothuajse të gjitha lagjeve, në mungesë të një plani gjithëpërfshirës rregullator.
Jashtë kamerave punonjësit që instalojnë rrjetin e internetit thonë se në kushtet kur Bashkia nuk jap leje për linjat e nëndheshme, nuk kanë mundësi tjetër zgjidhjeje.
Kjo situatë është shqetësuese dhe për qytetarët të cilët kërkojnë ndërhyrje.
"Janë problem, duhen sistemuar. Kam plot te pallati, që nga elektriket te interneti që janë në ajër."
"Duhet të rregullohen."
Gjatë vitit 2015, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nisi një aksionin për disiplinimin e rrjeteve të shërbimeve telefonike dhe elektronike, duke kryer çinstalimin e kabllove të vendosura në shtyllat elektrike në Tiranë, aksion që nuk përfundoi pasi puna duket qartë.
Për këtë arsye, qytetarët gjykojnë se është e nevojshme që të fillojë menjëherë puna për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për sistemimin e kabujve aktualë, por edhe të një plani kokret për të ardhmen.
