"Teatri" sërish në SPAK, Kalaja: Të arrestohet Veliaj për fshehjen, falsifikimin dhe manipulimin e provave

Aleanca për Teatrin ka qenë sërish e pranishme në SPAK ditën e sotme ku ka depozituar një tjetër kallëzim për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediet, juristja Adriana Kalaja tha se kanë paraqitur prova shtesë ku evidentohen sipas saj shkeljet e bashkisë së Tiranës.

Ajo shtoi se Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri, bën nul vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së vjetër.

Kalaja shtoi se ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi ka mundësi potenciale për fshehjen, falsifikimin dhe manipulimin e provave.

Kalaja: Kemi prova të reja. Prova që vërtetojnë gjithë shkeljet penale dhe korruptive të kryetarit të bashkisë për prishjen e teatrit. Qoftë në raport me afatet kohore dhe me vendimet e KLSH-së. Duhet të njihet publiku me vendimin e KLSH ku u kërkua që mos të ekzekutohet vendimi për prishjen e teatrit, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Në 14 maj, 2020, presidenti Meta ka depozituar kërkesën e dytë në Gjykatën Kushtetuese që mos të shembej teatri. Këto akte kanë rënë, dhe janë nuk në kundërshtim me ligjin".

Gjykata Kushtetuese nuk e ka marrë në shqyrtim shembjen e Teatrit për shkak të kuorumit. Gjykata Kushtetuese është marrë me shkakun dhe jo me pasojën. Gjykata ka thënë që palët të kthehen në gjendjen e mëparshme dhe pronësia e teatrit t’i kalojë Ministrisë së Kulturës në gjendjen të cilën e ka marrë. Kemi kërkuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi ka mundësi potenciale për fshehjen, falsifikimin dhe manipulimin e provave. Pozicioni në krye të bashkisë i mundëson atij manipulimin e provave dhe ushtrimin e presionit ndaj vartësve për falsifikimin e dokumenteve. I kemi kërkuar SPAK mbylljen e hetimeve për të gjitha çështjet dhe të çohen të gjithë kallëzuarit përpara gjykatës.