Gjonaj: Të mos humbim vëmendjen nga lufta kundër korrupsionit, shërbimet sa më shumë online për ta shmangur
Në konferencën kundër korrupsion ku të pranishëm ishin kryeprokurori Rumanisë, Crin Bologa dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja.
Gjonaj theksoi se për të eliminuar hapësirat korruptive, shërbimet do të bëhen sa më shumë online.
Po ashtu, ajo shtoi se edhe DASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare, por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit.
Gjonaj: Të mos humbim vëmendjen nga lufta e përditshme kundër korrupsionit. Nuk mund të anashkalojmë faktin se lufta kundër korrupsionit përballet me sfida të reja. Gjatë 2020 ngritëm për herë të parë një mekanizëm të ri rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Ky rrjet i posaçëm për shkak se është mekanizëm i jashtëm ndjek rast pas rasti çdo sinjalizim që vjen nga qytetarët. Në 2020 kemi filluar për herë të parë zbatimin e planit të integritetit të ministrisë së Drejtësisë. Po ndjekim angazhimet e marra përsipër në samitin e Berlinit. Lufta kundër korrupsionit është e vazhdueshme, një anë është ndërgjegjësimi i brezave të rinj.
Për të eliminuar hapësirat korruptive, shërbimet do të bëhen sa më shumë online. Falenderojmë BE-në për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë që të kemi rezultate të dukshme pozitive. Shqipëria ka marrë në ndjekje dhe ato rekomandimeve në bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër korrupsionit. Edhe DASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit, e ndërtimin e një qeverisje sa më transparente nëpërmjet rritjen se aksesit të qytetarëve digjitalizimit të shërbimeve dhe një sërë masash të tjera.
