"Rrokadë" në Policinë e Shtetit, ndryshime në kupolën drejtuese në qarqet e vendit

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi por edhe nga drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu kanë filluar lëvizjet e parë në rang drejtuesit të drejtorive te policisë. Edhe në ditët në vijim do të këtë ndryshme tashmë në rang Shefash komisariatesh.

Niko Brahimi i cili morri detyrën rreth 2 vite më pare nuk arrti të shpëtojë sitës së policisë duke u liruar nga detyra si drejtori i Drejtorisë Vendore në Shkodër duke kaluar në Policinë Shkencorë në Tiranë. Në vendin e tij është emëruar Skender Hita.

Edhe qyteti i Vlorës u prek nga reforma policore. Artion Duka nuk do të jetë më në krye të policisë dhe vendin e tij do ta zëvendësojë Bledar Çeliku i cili deri më tani ishte në krye të policisë së Fierit.

Në tjetër ndryshim i paralajmëruar edhe më herët ishte në kupolën e Elbasanit. Ngjarjet kriminale nuk e shpëtuan nga përgjegjësia Alket Shatron, ku tashmë në vendin e tij është emëruar Gjovalin Loka punonjësi i pare i prekur nga ndryshmet policire. Ky i fundit u lirua i pari nga reforma e paralajmëruar në Polici, duke lënë detyrën e shefit të sigurisë publike.

Po ashtu edhe një tjetër qark i cili ka qenë në qendër të diskutimeve për rëndin dhe sigurinë është Durrësi. Në vendin e Lorenc Shehut është emëruar shefi i komisariatit nr 2 Oltion Bistri .

Edhe policia rrugorë ka pësuar ndryshime. Edmond Tarkaj i cili mbante detyrën e drejtorit të policisë rrugore është zëvendësuar nga Dhimitraq Ziu. Ky i fundit më herët ushtronte funksionin e zv drejtorit në DVP Tiranë.

Këto ndryshime vijnë pas disa ngjarjeve kriminale por edhe aksidenteve rrugorë me pasojë vdekjen. Sipas deklaratës së ministrit Çuçi të dhënë para 1 javë në media ndryshmet do të normalizojnë situate e rendit në vendin tonë.

Tabela

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.