Zjarri në Vithkuq të Korçës aktiv prej 24 orësh, shtohen forcat zjarrfikëse

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Vithkuq të Korçës.

Për me tepër se 24 orë flakët vazhdojnë të djegin pisha dhe shkurre.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 forca ushtrie dhe një zjarrfikëse.

Për shkak të situatës janë shtuar forcat për fikjen e zjarrit, ku në zonë përveç banorëve të Vithkuqit, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit edhe  punëtorët e shërbimeve të njësive administrative të Vithkuqit, Mollajt dhe Drenovës.

Mësohet se ka ende vatra zjarri nuk shkon dot zjarrfikësja.