Shoqëruesit e Tahirit në operacionin “Shpirti”, Basha: Asgjë nuk lëviz pa lejen e bablokut 

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” ku del në pah përfshirja e dy shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shprehet se nuk ka asgjë të re pasi të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte dhe nuk lëviz pa lejen e bablokut, duke iu referuar me këtë nofkë Kryeministrit Edi Rama. 

“Tahiri? Bodigardet e Tahirit? What’s new???????Te gjithe e dine se asgje nuk levizte e nuk leviz pa lejen e bablokut!!! Te gjithë”, shkruan Basha.

Si rezultat i operacionit “Shpirti”, ku në pranga kanë rënë 28 persona, në kërkim janë shpallur edhe edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Këto të fundit dyshohet se dyshohet se kanë qenë në krye rrjetit të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Ndërkohë sot, GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” edhe pse në mungesë të tyre.