Zagani: Festim Lelaj kishte ulur pazarin për kalimin e drogës, nga 25 mijë në 15 mijë
Detaje të reja kanë dalë nga megaoperacionin “Shpirti”, ku në pranga kanë rënë 28 persona mes tyre edhe prokurori Maksim Sota. Ndërkohë mes të arrestuarve ishte edhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të RTV Ora, Dritan Zagani është shprehur se me të ardhur Tahiri, Lelaj u emërua si shefi i hetimit të drejtorisë së Kufirit të Vlorë madje kishte ulur pazarin për kalimin e drogës nga 25 mijë që ishte asokohe në 15 mijë euro.
"E dini ju me të marrë Ministrinë e Brendshme, Saimir Tahiri, Festim Lelaj është emëruar shefi i hetimit të drejtorisë së Kufirit të Vlorë në atë kohë. Nuk e dinit.
Pse vajti? Shkoi atje si i pëlqyeri i atyre që morën në dorë Drejtorinë e Vlorës dhe Vlorën, e pushtetin në atë kohë që të ishte mbështetja e tyre direkte në drejtim të trafikut të drogës.
Madje ai ishte aq trafikant saNë atë kohë flitej që trafikantët jepnin 20-25 mijë euro, për të liruar vendin për të kaluar një gomone, ndërkohë Festimi e kishte ulur pazarin e kishte bërë 15 mijë. Se ishte në shërbim të tyre.
Poshtë e lartë dëgjohet kështu e ashtu, askush nuk ve pikat mbi i. Pse Festimi ishte në atë pikë kyçe, komandonte e drejtonte trafikun e drogës në Vlorë se nga lart ishin marrë direktivat." shprehet ai.
Zagani thotë se pas Festim Lelajt ishte strukturë e mirëorganizuar dhe se Lelaj është "peshk i vogël"
