Kreu i Federatës Franceze: Nuk e kam konfirmuar ende Deschamps, ishte dështimi i parë

Këtë të Dielë, presidenti i Federatës Franceze, Le Grawt u kthye të flasë për eliminimin e skuadrës në Euro kundër Zvicrës e për më tepër edhe për trajnerin Didier Deschamps.

Me atë që ai tha, trajneri francez mbetet ende në diskutim.

"Ne nuk duhet të hedhim gjithçka që është bërë, do të flas me Deschamps këtë javë pasi gjithmonë unë i le të kalojnë dhjetë ditë sepse të gjithë duhet të mendojnë e të vlerësojnë për atë që është bërë mirë apo jo. Do të kalojmë një ditë duke biseduar me trajnerin, është një mik, dikush që nuk ka zhgënjyer kurrë që kur e mora më krye të skuadrës. Është besnik, i organizuar dhe Euro 2020 është dështimi i parë për Deschamps ”.

Kreu i futbollit francez ishte i kujdesshëm për të mos dhënë sinjale apo shenja për vendimin e tij mbi të ardhmen e Deschmps

"Unë nuk thashë se ai do të vazhdojë, ne do të diskutojmë. Ne duhet të verifikojmë që kemi të njëjtat objektiva dhe ambicie midis Federatës dhe trajnerit. Ne do të hedhim një vështrim në atë që shkoi keq dhe çfarë mund të bëjmë më mirë ", u shpreh Le Graet në fund të intervistës.