Ekspozitë fotografike në bunker
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 15:26
E kaluara e rajonit të Lezhës, u prezantua në një mënyre krejt të veçantë në një ekspozitë me foto të vjetra që u ekspozuan brenda një bunkieri në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, i cili është transformuar në një ambjent kreativ.
Iniciatore e këtij eventi ishte Ealda Abdia, e cila e frymëzuar nga studimet në Itali me qëllim për të risjellë në kujtesë të kaluarën.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se rigjallërimi i një vendi të vdekur siç është bunkeri, bën bashkë të kaluaren dhe të tashmen.
Ekspezita fotografike, tërhoqi vemendjen e qytetareve, ku nuk munguan dhe ata që e gjeten veten në foto, ndërsa aktiviteti u gërshëtua dhe me pjesë muzikore dhe teatrale.
