Pak minuta shi shkaktojnë "përmbytje" nga uji në disa zona të Tiranës

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi vere që në disa zona të Tiranës të mbulohen me ujë.

Edhe pse reshjet e shiut ishin të shkurtra, në rrugës e Unazës së Re, pranë Kopështit Zoologjik rruga ëhstë mbushur nga uji.

Po ashtu, edhe në zonën e "Casa Italia", uji është ngjitur dica cm duke e kthyer në një pellg të madh kryqëzimin.

Sa herë ka reshje të shumta shium, rrugët e Tiranës vuajnë nga përmbytjet, sidomos në stinën e vjeshtësh e dimrit, por duket se tashmë edhe pak minuta shi mjaftojnë që kanalizimet të "dorëzohen" e uji të dalë sipër.

Pak minuta shi shkaktojnë "përmbytje" nga uji në disa
Foto nga LSA
Pak minuta shi shkaktojnë "përmbytje" nga uji në disa
Foto nga LSA