Video/ Pas torturave u "detyrua" ta vriste burrin, gruaja tregon skenën ndërsa ishte e prangosur

Mediet turke kanë publikuar detaje nga krimi i një viti më parë ku gruaja vrau burrin pasi ky i fundit e kishte torturuar gjithë natën, duke e zhveshur dhe rrahur teksa ishte e lidhur edhe me pranga.

Melek Ikep vrau me çifte në mëngjes bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kishte mbyllur në një dhomë për të shkuar në punë me premtimin se në kthim do ta ekzekutonte.

Pas krimit, gruaja thirri policinë dhe u dorëzua, ndërsa policët panë se ajo kishte të nxira në të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën.

Së fundmi, İpek u dërgua në shtëpinë ku ndodhi incidenti nën mbikëqyrjen e ekipeve të Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të Antalias, dhe ju kërkua të tregonte se si e përdori armën ndërsa ishte e prangosur.

Në pamjet e regjistruara në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, vlen të përmendet se në kontrollin e bërë nga xhandarja, u gjetën  4 pushkë gjuetie, pak marijuanë në dy kavanoza dhe shumë gëzhoja.

Ajo tregoi për policinë se duart i kishte të prangosura dhe pushka bashkë me fishekun ndodheshin në kuzhinë.

Ekpek merr pushkën e lënë në sedilje dhe tregon mënyrën e përdorimit të saj duke vendosur gëzhojat bosh.

Ipek, e cila u gjykua në Gjykatën e 3-të Penale të Lartë në Antalia, u la e lirë në 26 Prill, pasi u vendos që nuk kishte "vend për dënim".

Video/ Pas torturave u "detyrua" ta vriste burrin, gruaja tregon