Rama: Vaksinimi +18 vjeç po ecën në të gjithë vendin, paraqitu me ID në pikat e vaksinimit

Vaksinimi anti-Covid për personat mbi 18 vjeç është duke vazhduar në të gjithë vendin tonë tashmë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama në Facebook, ku shkruan se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit dhe mjafton të paraqitesh me një ID për të marrë vaksinën.

Rama: Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.