Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Një 52-vjeçar  është arrestuar pasi ka tentuar të korruptonte policinë për të shmangur gjobën.

Policia bën me dije se n ë pranga ka rënë shtetasi, N. V.  Ky i fundit  është ndaluar nga policia  pasi  është kapur duke bërë manovra të çuditshme me makinën e tij.

“Po gjatë kontrolleve, nga efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë është konstatuar duke bërë manovra të rrezikshme, automjeti me drejtues shtetasin me iniciale N. V., 52 vjeç, i cili pasi është ndaluar, nga verifikimi me aparatin alkooltestues ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 1.35 mg/l testi i parë dhe 1.26 mg/l testi i dytë.”- njofton policia.

Pasi është ndaluar nga policia, për të shmangur gjobën 52-vjeçari ka tentuar që të korruptojë policinë me 20 paund, por që nuk ia ka dalë. Policia i ka vënë prangat menjëherë pas këtij veprimi.

“Gjatë kryerjes së veprimeve policore nga patrulla e Policisë Rrugore, ky shtetas, për të shmangur sanksionet ligjore për shkeljen, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë të huaj me prerje 20 £. Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. –njofton policia.