Nderohet kardiologu Gaçe 25 vjet pas ndarjes nga jeta
Është nderuar në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta eponimi i kardiokirurgjisë vaskulare shqiptare akademiku Petrit Gaçe.
Në të gjitha momentet kyçe të jetës së vet e të popullit që i përkiste, Gaçe qëndroi në lartësinë e orientuesit të mjekësisë shqiptare.
Ai është konsideruar si themeluesi i shkollës së Kardiologjisë shqiptare.
"Ka operuar në vitet '60. Ka bërë operacionet për të ruajtur tërësinë e arterieve."
Kolegë e ish-studente, e kujtojnë figurën e paharruar të akademikut, për mënyrën sesi bashkëpunonte me stafin dhe për modelin human.
" Unë besoj që një nga gjërat shumë të rëndësishme të profesor Gaçes ishte mënyra se si ai vepronte dhe bashkëpunonte me stafin, duke filluar që nga infermierët dhe sanitarët dhe duke përfunduar të mjekët," tha mjeku kardiolog.
"Ai krijoji një ekip të shquar dhe punoi për të zbatuar praktikisht metodat moderne."
"Ai do ketë qenë një njeri largpamës që për kohën është vërtet befasues të marrësh angazhime të tilla duke pasur parasysh kushtet dhe mundësitë e vendit tonë."
Ajo qe Petrit Gaçe i la si trashigimi mjekësisë shqiptare shërbejnë si nxitje në ndërmarrjen e iniciativave kërkimore.
