Pakënaqësi për transportin publik, qytetarët: Bashkia të mbajë premtimin për kushtet

Nga një studim që donte tre muaj, u krye vetëm për një, ai i bashkisë që detyroi heqjen e aboneve të përgjithshme.

Rikthimin e shohin si një të drejtë qe u takon, megjithatë thonë udhëtarët, pavarësisht çështjeve, asnjëherë nuk janë pyetur.

"Kjo do të thotë që bashkia do të nxjerrë sa më shumë të ardhura në kurriz të qytetarit," thotë qytetari.

"Është një problem i zgjidhshëm për mendimin tim sepse ka persona që punojnë larg dhe duhet të kapin dy autobusë," thotë qytetarja.

"Ata vendosin, ne të shkretët nuk dimë gjë, ne jemi thjesht popull," thotë qytetari.

Në njoftimin e bashkisë së Tiranës thuhet se gjatë kësaj kohe është bërë edhe një studim i kushteve në urbane.

Megjithëse çdo ditë, udhëtarët denoncojnë cilësinë e shërbimit.

"Në radhë të parë kondicionerët, në radhë të dytë oraret, të ketë orar të caktuar," thotë qytetarja.

"Nuk ka kondicioner, në kohë dimri vdes në të, të mbyt pluhuri brenda," thotë qytetari.

Kjo vajzë tregon se ka humbur ndjenjat në një nga linjat e urbanit, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe mungesës së kondicionerëve.

"Para ca ditësh më ra të fikët në autobus për shkak se ishte shumë vapë, njerëzit po shtyheshin, kishte një trafik shumë të madh. Kushtet janë zero," thotë ajo.

Prej kësaj të marte, në çdo pikë të tregtimit të aboneve do të bëhet shpërndarja.

Rregullat do të jenë të njëjta si një muaj më parë, kur qytetarët duhet të kishin me vete edhe një fotografi personale.

Në rast se ka fluks të të interesuarve, atëherë shitja e tyre do të bëhet edhe nga faturinot e linjave, ndërsa çmimi biletës mujore mbetet i njëjtë, 1600 për të përgjithshmet dhe 1200 për të linjës.