Inertet në Fikas, fshati afër kryeqytetit është shndërruar në landfill
Shumë pranë kryeqytetit, në zonën e Fikasit sheh inerte të derdhura në një ambient krejtësisht të palicensuar.
Edhe pse është e ndaluar që këto mbetje të grumbullohen në ambiente të hapura pasi cilësohet krim mjedisor, personat përgjegjës në mënyrë ekstra-ligjore i hedhin inertet ku të gjejnë hapësira të lira.
Jashtë kamerave banorët thonë se aty vijnë kamionë të tonazhit të rëndë dhe se e kane kthyer në një landfill, zonën ku ata jetojnë.
Askush nuk i ndalon kamionët me inerte e për pasojë, ambienti aty po ndotet dita ditës ndërsa bashkia Tiranë apo dhe institucionet e tjera përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë dhe pse janë në dijeni të një fakti të tillë.
Fshati Fikas është vetëm disa kilometra nga kryeqyteti dhe një zonë ku ka resorte që presin pushues të cilët përballen me këtë imazh dhe ndotje nga mbetjet.
