U kapën duke vjedhur një transformator, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim në Durrës

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje në Durrës. Mësohet se ditën e sotme katër të arrestuarit u kapën në fshatin Romanat duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuar janë shtetasit: I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja", L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike", të katërt banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.

Grupi hetimor vazhdon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim.

U kapën duke vjedhur një transformator, 4 të arrestuar dhe 1