Soreca i shkon në zyrë Çelës: Përqendrim në hetimet mbi pastrimin e parave e evazionin fiskal

Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i ka shkuar në zyrë këtë të martë një takim prokurorit të Përgjithshëm të vendit, Olsian Çela.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Soreca shkruan se në këtë takim me kryeprokurorin në qendër të diskutimit ka qenë pavarësia dhe profesionalizmi i hetuesve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet.

Soreca: I kënaqur të takoj Kryeprokurorin Çela për të diskutuar vazhdimësinë e punës dhe sfidat e fazës së re të Reformës në Drejtësi. Pavarësia & profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. E rëndësishme përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe të rritja e vëmendjes ndaj evazionit fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova kryeprokurorin për punën e bërë & konfirmova mbështetjen e BE në nivelin teknik & financiar, për zyrën e tij.