Ngjela: Krimi më i fortë se shteti, duhet polici speciale për të, shpresa e vetme BKH-ja

I ftuar në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Shqipëria nuk bën dot pushtetin gjyqësor, prandaj  e kanë marrë në dorë amerikanët ta bëjnë një gjë të tillë.

Ngjela tha se Kështu dolën të fortët, sepse po të mos kishin lidhje me politikën nuk do të ishin të tillë. Shteti shqiptar është ngritur mbi krimin.

Ngjela: Ne nuk e bëjmë dot pushtetin gjyqësor, na e kanë marrë në dorë amerikanët të na e bëjnë. Italia ka tre polici esenciale lidhur me krimin që të marrin shpirtin, ndërsa ne nuk kemi asgjë. Tani po u bie në kokë, sepse ishin një klasë politike e korruptuar duke bërë një marrëveshje me gjyqësorin duke mos prekur njëri-tjetrin. Kështu dolën të fortët, sepse po të mos kishin lidhje me politikën nuk do të ishin të tillë. Shteti shqiptar është ngritur mbi krimin. Shpresa ime është prokuroria e posaçme dhe BKH-ja. Presim goditjen e tyre.

Kriminaliteti luftohet me forcën e shtetit, nëse nuk është i fortë, por këtu krimi ka bërë shtetin. Këtu ka ish-pushtetarë që kanë mijëra hektarë. Kështu del edhe ky krimi e vret. Sigurisht që ne nuk e dimë se sa është acarimi i psikikës së krimit në vend. Komunizmi këtë gjë e zgjidhi me dhunë, por kjo dhunë nuk futet më në lojë se nuk të lënë të drejtat e njeriut. Kjo lloj policie që kemi merret me krimin pasi ndodh, nuk ka parandalimin.

Ngjela shtoi se e vetmja shpresë është Prokuroria e Gjykata e Posaçme dhe BKH-ja, se kur futen në burg zyrtarët e lartë, trembet edhe krimi i rrugës.

Ngjela: Sociologjia kriminale ka 3 aspekte kryesore: shkaku, korrektimi dhe parandalimi. Ne këto gjëra nuk i bëjmë as në shkolla. Policia jonë është jnë tallje duke marrë njerëz nga qyteza dhe fshati i vet. Ky shtet është i korruptuar. E vetmja shpresë është Prokuroria e Gjykata e Posaçme dhe BKH-ja, se kur futen në burg zyrtarët e lartë, trembet edhe krimi i rrugës. Nuk është krimi ajo që ndodhi me 4 të vrarët, krimi është krimi shtetëror. Shumë persona i nxjerrin nga burgu edhe telefonat nga politikanët e lartë.