Mbërrijnë 24,040 vaksina në Shqipëri, 14,040 nga Rinasi, 10 000 dhuratë nga qeveria kroate
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2021, 22:53
Kanë mbërritur në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit edhe 14,040 vaksina anticovid të kompanisë Pfizer.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.
Rama: Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate. 1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv.
