Hapën tokën, gati për të mbjellë kanabis në Lajthizë, katër të arrestuar
Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Pukës për kultivim kanabisi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthizë.
Operacioni policor i koduar "Goska" çoi në arrestimin e shtetasve Ervin Himollari, 31 vjeç, Alfred Limani, 25 vjeç dhe Jashar Hilaj, 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur "Përroi i Goskës", në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me 1800 fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.
Për herë të parë në Shqipëri ngjarja më e madhe teatrale për fëmijë
28 Qershor, 09:15
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

