Kina nuk ndalet, ndërton hidrocentralin e dytë më të madh në botë
Me digën prej 289 metrash, impianti Baichetan i vendosur në provincat Sichuan dhe Yunnan në lumin Yangtze ka filluar të gjenerojë energji, njoftoi televizioni shtetëror kinez ÇTV.
Kur të jetë plotësisht funksional, në 2022 siç është planifikuar, do të të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh në botë për sa i përket energjisë, pas asaj të Digës së Tri Grykave, e cila ndodhet gjithashtu në Kinë në lumin Yangtze.
Baichetan do të jetë në gjendje të gjenerojë energji elektrike për të përmbushur nevojat vjetore të 500,000 njerëzve , sipas ÇTV.
Kina ka ndërtuar diga hidroelektrike për dekada për të nxitur rritjen e saj ekonomike dhe për të zvogëluar konsumin e qymyrit.
Sidoqoftë, këto fabrika kanë implikime serioze, pasi prishin ekosistemin lokal dhe kërkojnë zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve. Baichetan është një burim shqetësimi për popullatën e peshqve në Yangtze, dhe rreth 100,000 njerëz janë zhvendosur nga zona pas ndërtimeve.

