‘Më hodhën diçka në pije’/ Përdhunuan për tre ditë 19-vjeçaren, arrestohen dy shqiptarët në Athinë
Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë në moshën 19-vjeçare pasi e kanë njohur në rrjetin social “Facebook”.
Mësohet se pasi të rinjtë janë takuar, dy shqiptarët, kryesisht të moshës 21 dhe 22 vjeç, përdhunuan të renë për tre ditë radhazi dhe më pas e kanë lënë në portin e Pireut.
Të rinjtë më pas kanë vendosur që të udhëtonin drejt ishullit Mykonos, por që nuk kanë arritur që të shpëtojnë nga policia.
Kjo e fundit, në koordinim me me një njësi të autoritetit portual të ishullit, pas denoncimit që kishte bërë 19-vjeçarja, arritën të identifikonin dhe të prangosnin dy shqiptarët sapo shkelën në ishull. Ata do transportohen drejt Athinës për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tyre. Ndërkohë nën akuzë dhe i shpallur në kërkim është edhe një shqiptar tjetër, 19 vjeç.
Ndërkohë sipas asaj që kanë raportuar mediat greke, vajza në deklaratën e saj pretendon se dy shqiptarët i hodhën diçka në pije për t’i dobësuar rezistencën, ku sipas saj, duke përfituar nga kjo gjendje, ata arritën ta merrnin atë në banesë ku dhe e përdhunuan më pas për tre ditë me radhë.

