Për 12 orë hiqen 66 patenta dhe vendosen 2668 goba për shkelje të Kodit Rrugor

Një ditë pas aksidentit tragjik ku mbetën të vdekura 2 vajza të mitura dhe prindërit e tyre policia ka bërë të ditur kontrolle të shtuara në rrugë.

Në 12 orë janë pezulluar  66 leje drejtimi dhe janë vendosur 2668 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.

Dënime të ashpra janë marrë edhe për ata që përdorin telefonin në kohën kur drejtojnë automjetin.

Në deklaratën për mediat thuhet se për këtë shkelje, për shkak të rrezikshmërisë dhe numrit të lartë të konstatimeve me ndryshimet e fundit është dhjetëfishuar sanksioni administrativ dhe në rast konstatimi në përsëritje 3 herë brenda vitit, krahas masës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.

Në rastet më të shpeshta të konstatuara janë ato të parakalimit të gabuar me 778 masa, shpejtësia tej normave të lejuara me 644 raste dhe në 182 raste për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Lajmërimet e policisë për kontrolle në rrugë me dron apo me kamera kanë qenë të shpeshta.

Por as edhe rritja e gjobës nuk ka dhënë efekte.

INSTAT ka bërë të ditur se në katër muajt e parë të vitit u shënuan 40 për qind raste me shumë se një vit më parë.

Ndërsa numri i të aksidentuarve shkoi në 714 persona ku fatkeqësisht 90 kanë humbur jetën.