Autobusi serb me turistë rus sulmohet me gurë dhe grabitet në Shkup
Një autobus i një transportuesi turistik serb u sulmua me gurë në mes të Shkupit këtë mëngjes nga persona ende të paidentifikuar.
Vandalët hynë më pas në autobus dhe vodhën sendet personale të pasagjerëve dhe shoferit që kishin mbetur në automjet.
Siç u tha nga menaxheri i ndërmarrjes, autobusi transportonte shtetas rusë që po udhëtonin në vendet e rajonit, Serbi, Mali i Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.
Me të mbërritur në Shkup, autobusi ishte parkuar në qendër të qytetit, ndërsa turistët dhe shoferi shkuan të flinin.
"Incidenti që ndodhi këtë mëngjes në orën 7, shqetësoi turistët dhe rrezikoi vazhdimin e udhëtimit", shtoi ai.
Menjëherë pas raportit, policia dhe ekipi kriminalistik dolën në terren dhe nisën një hetim.
Arsyeja për këtë akt vandalizmi nuk është përcaktuar ende, edhe pse policia në Maqedoni po punon për zbardhjen e këtij rasti.

