Berat/ Lëviznin me armë me vete, arrestohet 30 vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit dhe një 25-vjeçar u shpall në kërkim pasi qarkullonin me armë zjarri me vete.
I arrestuar është shtetasi H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.
Sipas njoftimit të bluve, këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
